Lajmet e fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ishte sot në fshatin Jashanicë e Epërme të Klinës ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone.
Objektivi kryesor i takimit ishte diskutimi për preokupimet dhe nevojat e fshatit.
Pasi dëgjoi hallet dhe shqetësimet e banorëve, Hoti theksoi se "prej vitit 2007 e deri sot Klina ka përfituar qindra miliona investime falë angazhimit dhe këmbëngulësisë të pakompromis të kryetarit Sokol Bashota", transmeton Klan Kosova.
"Krahasuar me komunat tjera, Klina qëndron shumë më lartë sa i përket investimeve dhe ndërtimit".
Edhe pse në fshatin Jashanicë tanimë ka filluar të realizohet një projekt i madh që synon asfaltimin e të gjitha rrugëve të lagjeve të fshatit si dhe ndërtimin e kanalizimit nëpër të gjitha lagjet, prapë se prapë kanë ngelur edhe disa shqetësime të banorëve, njofton Klan Kosova.
Nga banorët e zonës, Hoti u njoftua për nevojën e funksionalizimit të ambulancës së fshatit, pastaj për nevojën emergjente të funksionalizimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimin me ujë dhe rregullimin e energjisë elektrike nëpër fshat.
Rrjeti elektrik i stërvjetruar dhe monofazë për banorët e Jashanicës së Epërme është një nga vështirësitë më të mëdha.