Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i ka bërë thirrje tri subjekteve politike opozitare në vend që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se opozita nuk duhet të vonojë në këtë çështje.
Më poshtë është postimi i plotë i Rexhep Hotit:
“Të mos vonojë Opozita!
Deklarimi i Presidentes, Znj. Atifete Jahjaga se, “nuk do të pranojmë imponim të dialogut me dhunë”, është një shenjë e qartë për skenën politike të vendit.
Kjo, në një përkthim tjetër, mund të kuptohet se me ose pa opozitën, çështja e kontestuar e Demarkacionit dhe çështja e Asociacionit do të zgjidhet në formë institucionale. Në të vërtetë, ato vetëm kanë hyrë në një rrugëtim të tillë.
Krejt puna është në qoftë se do t’i vihet në ndihmë opozitës, prej mazhorancës natyrisht, për të dalë nga qorrsokaku ku është futur.
Substanca programore e fjalimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Z. John Kerry, ishte e qartë për Republikën.
Dhe kjo ndihmë mendoj se nuk është e parëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
I vetmi kërcënim i opozitës është vetëvrasja e saj politike.
Por as ky kërcënim i padenjë nuk është i parrezikshëm për mazhorancën.
Ky është niveli dhe standardi politik në Kosovë!
Ky është mjerimi i madh politik i Republikës”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.