Lajmet e fundit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka përgëzuar përfaqësuesen e Kosovës për suksesin e arritur në ndeshjen e sontme ndaj Azerbajxhanit.
Ai ka thënë se pas një dite jo të mirë me rastin e dështimit të Kosovës në INTERPOL, fitorja e Kosovës në futboll me rezultat 4:00, është madhështore, njofton Klan Kosova.
''Pas një dite të keqe me rastin e mosanëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, vjen një super-lajm nga sporti. Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat të thellë kundër Azerbajanit që i siguron gjysmëfinalen në kualifikimet për Ligën e Kombeve. Këta sportistë janë fytyra e vërtetë e Kosovës''.