Lajmet e fundit

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, iu ka drejtuar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, rreth deklarimeve të saja se SHBA është e gatshme ta dëgjojë shtetin e saj dhe se administrate e Trump ka qëndrim tjetër në raport me proceset në Ballkanin Perëndimor.
Në një letër të postuar në Facebook, Hoti ka thënë se nuk ka vend në botë që ka më shumë fakte për dialog se që ka Kosova përballë Serbisë.
Në këtë letër, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ia ka numëruar pesë realitete Bërnabiqit, njofton Klan Kosova.
Kjo është letra e plotë:
“Për Kryeministren Bërnabiq!
Nuk ka tjetër vend sot në botë që ka më shumë fakte dhe argumentime për një dialog të mundshëm se sa që ka Republika e Kosovës përballë Republikës së Serbisë.
Nuk ka çështje, temë apo proces mbi një dialog bilateral të mundshëm, të mbikëqyrur apo jo, me Republikën e Serbisë, ku Republika e Kosovës nuk i ka të gjitha parimet e mundshme të një dialogu me vete përballë Republikës së Serbisë.
Sot dhe më herët, ka disa ditë, flitet se SHBA-ja është e gatshme ta dëgjojë Republikën e Serbisë, se administrata e Presidentit Trump ka qëndrim tjetër në raport me proceset në Ballkanin Perëndimor e veçmas në relacionet Prishtinë-Beograd.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se administrata aktuale amerikane është e gatshme që t’i dëgjojë edhe qëndrimet e Serbisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e që paraqet, siç tha ajo, ndryshim të madh për Serbinë. Këtë e tha po ashtu edhe ministri i jashtëm i saj, sapo u kthye nga Uashingtoni, z. Daçiq. Këtë mendësi politike e vërtetoi në ‘diskrecion’ edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Pacolli.
Përballë këtyre zhvillime, për herë të parë, që nga paslufta, kemi një parti politike institucionaliste, siç është LDK-ja, të ‘tjetërsuar’ në kuptimin politik.
LDK-ja në lidhje me dialogun më shumë ngjan me partitë e vogla me origjinë ilegaliste që i kishte e i ka Kosova aktualisht, sesa që ajo është duke e reflektuar vetveten si një parti tradicionale me vlera e qëndrime stabile e të pakontestueshme. Duket se lideri në këtë parti, megjithatë, e mban rendin dhe ligjin e shtëpisë.
Në anën tjetër, kemi armatën e shkollës neojugosllave, të etur për patriotizëm shqiptar, e cila ka filluar ta shfrytëzojë fuqishëm fuqinë e filozofisë publike për t’u rikthyer në pozicione të fuqishme përballë gjendjes aktuale të politikës së komandantëve. Një lakmi e ligjshme politike, pavarësisht nga mjetet dhe qëllimet.
Krejt në një pikë të veçantë e kemi qëndrimin e Presidentit Thaçi, të papërkrahur nga opozita, por me gatishmëri absolute për t’u përballuar me dialogun.
Mirëpo, mbi të gjitha këto e shumë të tjera të pathëna edhe për partitë tjera politike a për institucione të pavarura e autonome, qëndron realiteti i fuqishëm për Republikën e Kosovës në lidhje me Republikën e Serbisë dhe dialogun.
Andaj në këtë drejtim zonjës Bërnabiq, Kryeministre e Republikës së Serbisë, mund t’i përgjigjemi se ekzistojnë realitetet që flasin qartë për të dyja shtetet tona:
E para, edhe sikur parimi historik të vijë në shprehje, do të jetë tërësisht në anën e së vërtetës, rrjedhimisht në anën e shqiptarëve dhe të shumicës së komuniteteve të saj joshumicë. Serbia ishte dhe vazhdon ende të jetë shtet pushtues. Ajo ende nuk e ka tërhequr gjithë mekanizmin e pushtimit nga Republika e Kosovës;
E dyta, parimi ndërkombëtar është tërësisht në anën e së vërtetës, rrjedhimisht në anën e shqiptarëve dhe të shumicës së komuniteteve të saj joshumicë. Legjitimiteti dhe ligjshmëria e Deklaratës së Pavarësisë është në pajtim me normat dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Ky parim tashmë edhe zyrtarisht është pranuar prej Presidentit të Serbisë, z. Vuçiq, i cili jorrallë e përdor për t’u treguar kritikëve në Serbi si relacione tashmë të vendosura ndërkombëtare karshi Republikës së Kosovës;
E treta, parimi i shkëmbimit apo i ndarjes së territoreve është në anën e së vërtetës që:
E pesta ka të bëjë mbi parimin e suksesionit dhe reparacionit të luftës, etj.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mund të deklarojë se administrata e SHBA-s është e gatshme të dëgjojë Serbinë. Pse jo?! Edhe Republika e Kosovës është e gatshme ta dëgjojë atë! Pse jo?!
Kryeministrja e Serbisë e di se më shumë se të gjitha të vërtetat e mundshme historike e reale të ditës së sotme, është kthimi i Republikës së Serbisë nga identiteti i saj rrejshëm shtetëror, kombëtar e njerëzor në identitet të njëmendët të saj. Në këtë kontekst mund ta pranojë botërisht se fitorja e Serbisë me Kosovën apriori është në anën e Serbisë.
Fitorja e saj për t’iu kthyer vetvetes është pa dyshim e madhe jo vetëm për serbët dhe Serbinë, por për gjithë rajonin dhe me gjerë.
Më pas, si njerëz të qytetëruar do të flasim për qytetërimin e krishterë në këto hapësira. Pse jo edhe me shtetet e Bashkimit Europian”.