Lajmet e fundit

Rexhep Hoti nga PDK-ja ka theksuar se pa amerikanët nuk është bërë asnjëherë ndonjë marrëveshje në Bruksel, njofton Klan Kosova.
"Amerika e ka bërë Kosovën, nuk është vetëm partner i shqiptarëve".
Në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova, Hoti ka thënë që ka ardhë koha që të rregullohen raportet me Serbinë.
"Dialogu është normalizim pasi ne kemi luftuar me Serbinë qindra vjet në forma të ndryshme, por tashmë ka ardhë koha që të normalizojmë raportet".
"Për PDK-në është mjaft shqetësuese pasi Kosova po e humb performancën e saj".
"Dialogu në rrugëtimin e vet është një çështje që do të thotë që ne duhet t'i rregullojmë punët tona."