Lajmet e fundit

Bashkëthemeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, ka rrëfyer sonte në Zona B të Klan ditën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë për herë të parë publikisht më 28 nëntor të vitit 1997.
Gjergji kishte marrë pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci nga forcat serbe, dhe kishte qenë personi i fundit i icli kishte folur para se mikrofonin ta merrte Rexhep Selimi, që ndonëse i maskuar, me këtë rast shënonte herën e parë kur UÇK kishte dalë publikisht.
“Turma e njerëzve po largohej dhe po i bënte rrugë një veture Opel Kadet me ngjyrë të zezë.
“Erdhën tre pjesëtarë të UÇK-së që atëherë nuk i kam njohur”, tha Gjergji duke iu referuar Selimit, Daut Haradinajt dhe Komandant Kapuçit.
“Mbajtën fjalimin dhe u mbyll kjo fatmirësisht pa incidente”, shtoi gjatë rrëfimit ai.
“Por ishte një ngjarje e jashtëzakonshme të cilën atëherë nuk kemi ditur ta vlerësojmë sa duhet”.
Në videon më poshtë mund ta dëgjoni në tërësi rrëfimin e Rexhep Gjergjit për daljen e parë publike të UÇK-së.