Lajmet e fundit

Ushtrues detyre i kryeshefit të KPM-së, Faruk Rexhaj tha se KPM-ja është vazhdimisht në monitorim të fushatës zgjedhore.
“KPM-ja është vazhdimisht në montorim të fushatës zgjedhore, heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve”, tha ai.
Rexhaj tha se KPM-ja është e obliguar të bëjë monitorimin e mediave, njofton Klankosova.tv.
“KPM-ja është e obliguar të bëjë monitorimin e mediave, se si po sillen gjatë prezantimit të subjekteve transmetuese në fushatën zgjedhore, të shikohet se a ka shkelje të heshtjes zgjedhore dhe në përgjithësi në punën e tyre në një mbulim sa më të drejtë dhe korrekt karshi të gjitha subjekteve politike”, u shpreh Rexhaj.
Tutje, ai shtoi se deri më tani në përgjithësi të gjitha mediat kanë qenë korrekte.
“Deri më tani në përgjithësi të gjitha mediat kanë qenë korrekte karshi heshtjes zgjedhore”, th ai.