Lajmet e fundit

Në Pejë u revitalizua Çarshia e Vjetër. Për ta përuruar i pranishëm ishte Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova si dhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Me këtë rast, Mustafa tha se njerëzit në Pejë punojnë shumë e flasin pak. Ai më tej shtoi se në këtë çarshi është bërë një punë e mrekullueshme dhe që Qeveria e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje të përkrah Komunën e Pejës në realizimin e projekteve të tjera.
Ndërkaq, Apostolova, tha se ky projekt i kushtoi BE-së 500 mijë euro dhe është shembull i përkrahjes që BE-ja i jep Kosovës.
Sipas saj, kjo mbështet edhe rritjen ekonomike duke krijuar minimum 50 vende të reja të punës.
Ndërkaq Muhaxheri, falënderoi BE-në për ndihmën që i bëri për realizimin e këtij projekti.