Lajmet e fundit

Revista ‘Forbes’ është e njohur për publikimin e listave të aktorëve, reperëve, këngëtarëve etj më të paguar.
Këtë herë kjo revistë publikoj listën e moderatorëve më të paguar gjatë këtij viti, njofton Klan Kosova.
Shumë prej njerëzve menduan se këtë listë do ta kryesojë moderatoja dhe komikja Ellen DeGeneres, e cila drejton emisionin e saj ‘Ellen Show’.
Por në fakt listën për këtë vit e kryeson Judge Judy Sheindlin e cila është drejtuese e emisionit ‘Judge Judy Show’, dhe ka fituar 147 milionë dollarë.
Në vendin e dytë është Ellen DeGeneres me 87 milionë e 500 dollarë, më pas Dr.Phil me 77 milionë e 500 dollarë.


