Lajmet e fundit

"Partia që tashmë është në krye të Qeverisë në Kosovë është në rrugën e duhur për të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por asaj do t'i duhet të bëjë një koalicion me partitë e tjera për të formuar një qeveri, tregoi një Exit Poll".
Kështu e fillon artikullin Reuters, duke cituar exit-pollin e Klan Kosovës.
"Kësaj radhe, LVV pritet të fitojë 38.2% të votave, sipas një exit-polli në Klan Kosova TV", shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Më tej përmendet se ky exit-poll e vë PDK-në të dytën me 22.4%, kurse LDK-në me 20.1%. /Klankosova.tv