Lajmet e fundit
Reus, fans i Dortmundit qyshkur, ishte 13 vjeçar kur Rosicky luajti rol shumë të rëndësishëm në triumfin e klubin të Bundesligë në vitin 2002.

Marco Reus ka thënë se lojtari më i pëlqyer i të gjitha kohërave për të është Tomas Rosicky.
35 vjeçari që luan nën urdhrat e Arsene Wengerit ka kaluar një operacion në gju, pas të cilit pritet të jetë i gatshëm për lojë, me kontratën që i skadon në qershor të vitit tjetër.
https://twitter.com/EuropaLeague/status/661579397854547968?ref_src=twsrc^tfw
Në një sesion pyetje-përgjigjesh në faqen e Europa Ligës në rrjete sociale, Reusit iu kërkua që të jepte mendimin e tij për debatin Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi.
“Është e vështirë të zgjedhësh”.
“Të dy po luajnë në nivel të lartë. Ata ka kohë që janë përpara të gjithëve. Të dy kanë kualitete që të tjerëve u mungojnë”.