Lajmet e fundit

Festat e fundvitit mezi priten nga shumë njerëz. Krishtlindjet e Viti i Ri kanë shumë shpirt, pikërisht për shkak te dekorimeve të vendeve të ndryshme në tërë botën.
E kur vjen puna për të sjellë shpirtin e festave, askush s’e bën më mirë se Rolf German, një restorant në Neë York.
Ky restorant është spektakolar gjatë kohës së festave. Qindra drita, topa e zile varen mbi kokat e klientëve derisa ata kënaqen me verë.
Business Insider ka zhvilluar një intervistë me menaxherin e këtij restoranti, Suhal Uddin që të kuptojë se sa kushtojnë të gjitha këto dekorime krishtlindjesh.
Uddin thotë se në dekorimin e këtij restoranti ka 15,000 ornamente, dhe 100,000 drita e që të gjitha kushtojnë nga 60,000 deri në 65,000 dollarë në vit.
Dekorimi fillon në muajin shtator dhe për 6 javë radhazi, punëtorët punojnë natën 5 ditë në javë që restoranti të jetë gati në nëntor.
Uddin, menaxheri i vendit, thotë se kjo traditë e dekorimit është zbatuar që nga pronari i parë i restorantit mirëpo për çdo vit sa vjen e elaborohet më shumë.