Lajmet e fundit

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin e Vlorës, duke krijuar një sërë problemesh.
Nga raportimet e fundit rezulton se ujërat kanë përfshirë të gjitha akset rrugore të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe vështirësuar atë të automjeteve.
Më problematike situata duket në lagjet Pavarësia dhe Çole, si dhe tek Shëtitorja dhe Universiteti, shkruan Top Channel.
Pavarësisht se, më herët gjatë vitit Bashkia e Vlorës kishte marrë disa masa duke pastruar kanalet, duket se ato kanë qenë të pamjaftueshme.
Ndërkohë, në zonën e Jonufrit mësohet se janë verifikuar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Vlorë-Orikum.