Lajmet e fundit

Gjatë natës së kaluar uji vërshoi në qendër të qytetit, duke mbuluar plotësisht rrugët, ndërsa në Shëngjin depërtoi edhe brenda disa bizneseve dhe banesave.
Niveli i ujit arriti deri në 50 cm kryesisht në lagjen pranë portit, shkruan tvklan.
Shtabi i emergjencave në këtë bashki u vu në lëvizje.
Disa familje u evakuuan.
Prej disa ditësh Lezha dhe Shëngjini po vuajnë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura dhe problemeve me sistemin e kullimit