01.08.2016 · përditësuar para 3652 dite1 min lexim
Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë shkaktoi vërshime edhe në Zonën Industriale ku ndodhet objekti i Klan Kosovës.
Kjo hapësirë u bë zor e kalueshme pas të reshurave të shumta.
Shkak i kësaj është kanalizimi i bllokuar në këtë zonë.
Madje, shiu dëmtoi edhe oborrin e Klanit derisa uji gati sa nuk hyri edhe në brendi të objektit.
Ata pak që arriti të depërtonte tek hapësira e recepsionit u largua nga punëtorët e Klan Kosovës të cilët literalisht përvilen mëngët që të mos lejojnë futjen e më shumë uji në brendi të objektit.
Këto tentativa nuk shpëtuan pa “aksidente”. Gazetari Agan Hajdarhoxha për pak sa nuk u përplas keq derisa po merrej me largimin e ujit, gjithsesi rrëzimit nuk i shpëtoi dot.
Ndiqeni pamjet:
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.