Lajmet e fundit

Lexuesit e Klankosova.tv kanë raportuar për vërshime në fshatin Tomoc të Istogut, duke e cilësuar gjendjen si alarmante.
Sipas një banori, reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në rrugë, transmeton klankosova.tv.
Ata kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet niveli i lartë i ujit dhe vështirësitë në qarkullim.
Pos Istogut, edhe shumë komuna të Kosovës u përballën me përmbytje si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, derisa dhjetëra familje janë evakuuar.