Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, shumë komuna të Kosovës po përballen me probleme të llojeve të ndryshme, si vërshime, shembje dheu, shembje e rrugëve, dëme materiale e rrëzime të mureve.
Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, nga rrëzimi i një rrethoje të një shtëpie në Gjakovë.
Rasti konkretisht ka ndodhur në lagjen “Shehu” në Damjan të Gjakovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.