Lajmet e fundit

Shiu i dendur në një autostradë të ngarkuar në qytetin verior të Libanit, Jounieh, i ka zhytur makinat të martën.
Libani prej vitesh nuk e ka mbështetur infrastrukturën e tij mjaftueshëm për kullimin e duhur të shiut, aq më tepër vitet e fundit, teksa vazhdon të luftojë nga një krizë ekonomike dhe borxhi publik në rritje, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Trafiku i rënduar u zhvillua shpejt pasi shoferët devijuan për të shmangur rrugët e përmbytura.
Në tetor, reshjet e para të mëdha të vitit përmbytën disa qytete bregdetare përgjatë Detit Mesdhe, duke dëmtuar rrjetin kombëtar të energjisë dhe duke zhytur makinat nën ujë.
Në atë kohë, një burrë me aftësi të kufizuara 80-vjeçar, u zhduk pasi përmbytjet e morën atë dhe u gjet i vdekur mëngjesin tjetër.