Lajmet e fundit

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë është kapluar e tëra nga ngrica dhe akulli, pas reshjeve të shumta të borës e po ashtu edhe shirave të rrëmbyeshëm.
Nga pamjet e dërguara në redaksi të Klankosova.tv, dhe nga raportimet e gazetares Endrita Bajrami, kjo magjistrale nuk është pastruar nga ekipet mirëmbajtëse.
Në ndërkohë, shoferëve iu është bërë apel për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në këto kushte atmosferike.