Lajmet e fundit

Bora ka mbuluar disa nga zonat më të larta në gjithë qarkun e juglindjes së Shqipërisë , mes të cilave edhe pikën turistike të Dardhës që ndodhet në Korçë.
Në Dardhë, trashësia maksimale e borës ka arritur në 40 centimetra. Sipas të dhënave, bora ka shkaktuar probleme, pasi aksi rrugor drejt Dardhës mund të kalohet vetëm me zinxhirë, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Si rrjedhojë e reshjeve të cilat kanë zgjatur për thuajse disa orë, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave, si në një ditë dimri.