Lajmet e fundit

Minstrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj sot gjatë vizitës në Shpellën e Gadimes në Lipjan u shpreh e fascinuar me gjithë atë që pa në këtë atraksion turistik.
Ajo premtoi mbështetjen e parezervë në menaxhimin e kësaj shpelle, njofton Klan Kosova.
Reshitaj u zotua se shumë shpejt do të angazhojnë një staf administrativ enkas për menaxhimin e shpellës, shkaku i problemeve me staf që tash e sa vjet kanë pasur në këtë vend turistik.
Ndërkaq, drejtoresha e Shpellës, Adriana Pllana deklaroi se nuk kanë probleme të mëdha në udhëheqjen e shpellës veç se u ankua se mungojnë fushatat vetëdijësuar që do të mund t’i njoftonin qytetarët për ekzistencën e këtij vendi.