Lajmet e fundit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Punëtorinë për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, organizuar nga banka Botërore (BB) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor (MMPH), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi e shumë ekspertë vendor e ndërkombëtar.
Në hapjen e kësaj punëtoria, Reshitaj ka thënë se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme në plotësimin e kritereve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku ndër fushat me rëndësi edhe mjedisi i pastër.
“Pavarësisht se përmirësimi i cilësisë së ajrit është një sfidë e madhe, unë nuk kam hezituar që të merrem direkt me këtë problematik në mënyrë të gjetjes së shkaktarëve dhe marrjes së masave për ta përmirësuar atë. Si ministri jemi në përgatitje të instalimit të softuerit qendror për mbledhjen e të dhënave të cilësisë ajrit nga stacionet monitoruese dhe paraqitja e tyre ne kohë reale përmes Web aplikacionit dhe Smart Phoneve (Android dhe iOS);
Ajo ndër tjera ka thënë se do të përkrahen projekte dhe aktivitete që kanë qëllim promovimin e energjisë së ripërtritëshme dhe efiçiencën e energjisë, si dhe të rriten caqet për energjinë solare dhe të erës.
Punëtoria është organizuar në kuadër të iniciativës së Bankës Botërore për punë analitike në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova.