Lajmet e fundit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka paralajmëruar pastrimin edhe të pjesës veriore të Mitrovicës.
Reshitaj gjatë pjesëmarrjes në aksionin për pastrimin e Suharekës tha se atje do të mbështeten edhe nga Komisioni Evropian, Ambasada amerikane dhe vullnetare të komuniteteve të tjera.
“Ne kemi qenë në Mitrovicë, e kemi filluar me Mitrovicën si një komunë me një specifikë të veçantë, siç është Mitrovica, do të vazhdojmë edhe më tutje në pjesën veriore të Mitrovicës ku jemi duke përgatitur një agjendë të veçantë në të cilin janë duke na ndihmuar edhe Komisioni Evropian, Ambasada amerikane KFOR-i. Gjithashtu do të kemi edhe vullnetarë të komuniteteve të tjera të cilët do t’i bashkohen pastrimit të Mitrovicës”.