Lajmet e fundit

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj konsideron se java për Zhvillimin e Qëndrueshëm është mundësi e mirë për të gjetur solucion për arritjen e një zgjidhjeje për mbrojtjen e mjedisit.
Në konferencën e mbajtur sot, Reshitaj shtoi se kjo Ministri ka synim përmirësimin e gjendjes në mjedis, fuqizimin e planifikimit hapësinor dhe rregullimin e fushave të ndërtimit në harmoni me rregullat e Bashkimit Europian, transmeton Klan Kosova.
''Këtë javë do kërkojmë të gjejmë një solucion për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm gjithmonë duke pasur prioritet krijimin e një ambienti të pastër për ne''.
''I kam dhënë vetes një mision që do t’ja ndryshojmë pamjen Kosovës. Do të luftojmë me të gjitha forcat tona të mos kemi degradim të mjedisit. Do luftojmë që të kemi një mjedis i cili do të jetë shembull për rajonin''.
''Politikat mjedisore të Ministrisë synojnë të ndihmojnë në formulimin dhe zbatimin e objektivave të mbrojtjes së mjedisit''.
''Nga shoqëria civile kërkoj mbështetje të vazhdueshme. Mjedisi është i të gjithëve, përgjegjësi e të gjithëve''.