Lajmet e fundit

Aktori dhe ylli televiziv Antonio Sabato Jr. të hënën ka deklaruar për ABC News, që është i sigurt në mënyrë absolute që Barack Obama është mysliman.
“Ne kemi një president mysliman tashmë për shtatë vite e gjysmë. Nuk besoj që ai është i krishterë” ka thënë Antonio.
Përveç Aktorit në fjalë edhe Trump shpesh ka vënë në dyshimin religjionin e Obamas, ndërsa ky i fundit gjithmonë ka deklaruar që është i krishterë.
Për më tepër Sabato ka thënë që për shtatë vite e gjysmë ka parë shtetin e tij të marrë kthesë të gabuar, nën lidershipin e Obamas.
Sipas tij zyrtarë policorë e ushtarak nuk e pëlqejnë Obaman, e ai madje as nuk është amerikan.
“Besoj që ai është në anën tjetër... Lindjes së Mesme. Ai është me të këqinjtë” ka thënë Sabato.
Ndërsa sa i përket Trump, Sabato nuk është i brengosur që po e përkrahë Trump, e as për paragjykimet ndaj tij.