Lajmet e fundit

Nga sonte, do të nis transmetimi i emisionit të parë hulumtues në Kosovë, me elemente të show-it, i cili përmes hulumtimeve dhe satirës do të pasqyrojë dukuritë negative që ndodhin në vend. “Kiks Kosova” shfaqet nga kjo javë, çdo të martë, prej orës 22:00 në Klan Kosova.
Producentja e emisionit “Kiks Kosova”, Ardiana Thaçi, foli më shumë rreth emisionit. Ajo tregoi se “Kiks Kosova” do të përmbajë të gërshetuar hulumtimin, satirën dhe humorin"
Sipas saj në natën e parë të emisionit do të trajtohet tema e prostitucionit, në theks të veçantë se si zhvillohet kjo dukuri e jashtëligjshme në qendrat e masazhit dhe në kafenet jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytetet tjera.
Bashkë me Thaçin, bashkëautore e emisionit, do të jetë edhe gazetarja Erjona Gjikolli.
Gjikolli ka treguar se në pjesën e "Kiks Pink" do të prezanztojnë edhe gjëra intersant, ku zbulojë për Klan Kosovën, se një intërvistë të vecantë do të vije nga deputetja Duda Balje, e cila do të zbuloj disa të vërteta për bukurinë e saj. Por jo vetëm këto edhe shumë supriza ju presin sonte!
Ndiqeni në Klan Kosova.