Reperi Chance the Rapper befason sërish me një tjetër akt human
Artisti nga Chicago, i cili javë më parë dhuroi 1 milionë për shkollat e qytetit të tij, tani ka themeluar një fond për art dhe letërsi të quajtur New Chance (Mundësia e Re).
Ky fond synon përmirësimin dhe përkrahjen e sistemeve shkollore në vendlindjen e tij.
Pas bisedimeve të dështuara me guvernatorin e Chicagos, Bruce Rauner, ai premtoi se do të vinte me një plan se si ta mbështetë më mirë sistemin e shkollave publike në këtë qytet, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
“Jam i ngazëllyer që t’ju lajmëroj për këtë krijim të quajtur Fondi për Art dhe Letërsi Mundësia e Re, në bashkëpunim me Fondin e Parë të Fëmijëve”, tha reperi në një konferencë për shtyp në shkollën e mesme Robeson.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.