Lajmet e fundit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Sot, u zhvilluan dy ndeshje interesante, ku nuk munguan edhe befasitë.
Kampioni aktual, Ballkani shënoi fitore ndaj Drenicës, teksa Gjilani i ndau pikët me Malishevën.
Ballkani pas kësaj fitoreje renditet në vendin e parë me 44 pikë, teksa në vendin e dytë është Drita me tri pikë më pak.
Në vendin e tretë është skuadra tjetër nga Gjilani, me 12 pikë më pak . pozitën e katërt që nuk dërgon për në Evropë, është Prishtina, me 27 pikë.
Një pikë më pak ka Llapi me 26 pikë, në vendin e pestë.
Në dy pozitat e fundit janë Drenica dhe Ferizaj, me këtë të fundit që mposhti Prishtinën. /Klankosova.tv.