Lajmet e fundit

Në Ferizaj ka filluar korrja e grurit. Mirëpo bujqit e fshatit Koshare nuk janë të kënaqur me bereqetin e këtij viti.
Sipas njërit prej banorëve fajtor është komuna për vonesën e plehut artificial.
Ndërsa Xhemajl Ademi i cili gjithë jetën punoi në bujqësi tha se sëmundjet e kulturës së grurit janë fajtor për rendimente të ulëta.
Korrje-shirjet në regjionin e Ferizajt priten që të përfitojnë nga 3500 deri 4000 kilogramë grurë për hektarë të mbjellur.