Lajmet e fundit

Agjenda për seancën e nesërme plenare përcakton se pika e parë e rendit të ditës do të jetë për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa në total parashihen 35 pika për shqyrtim, njofton Klan Kosova.
Gjithsesi, mbajtja e seancës do të jetë vështirë e realizueshme për arsye se opozita vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë se nuk lejohen jetë parlamentare derisa Qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet.
Ndryshe seanca e nesërme do të jetë e para, pa dy detputetët, tashmë të arrestuar, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.
Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.
Rendi i Ditës