Lajmet e fundit

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e memories sonë. Sipas ekspertëve amerikanë të Medical Center në New York University Langone, zbulohet se një gjumë i rregullt dhe i plotë gjatë natës ndihmon për të forcuar kujtimet e ditës gjatë procesit të gjumit.
Për të matur përgjigjen cerebrale u përdorën aroma specifike të cilave minjtë iu nënshtruan gjatë ditës, në gjumë dhe në momente të ndryshme.
Rezultatet konfirmuan atë që dyshohej prej kohës se gjumi ndihmon për fiksimin e kujtimeve. Minjtë të cilët iu nënshtruan ekspozimit ndaj aromave specifike gjatë ditës, kur ndien në gjumë të njëjtat aroma, i fiksuan më së miri ato.
Në të kundërt ata minj që ndjenin aromën vetëm gjatë natës, gjatë ditës nuk kishin një memorie të qartë./albeu.com/