Presidenti i Klubit Futbollistik Prishtina, Remzi Ejupi, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, se shqiptarët sonte janë me Zvicrën në ndeshjen kundër Serbisë.
Sipas Ejupit, arsye shtesë për të qenë me Zvicrën janë lojtarët shqiptarë nga Kosova që luajnë për këtë reprezentacion, por shqiptarët do të ishin me Zvicrën edhe po mos të luanin Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
“Zvicra është favorit, pasi reprezentacioni i Serbisë ka filluar të plaket”, ka thënë Ejupi.
“Edhe mos të luanin djemtë shqiptarë, prapë shqiptarët do të ishin me Zvicrën, kur dihet se çfarë ka bërë ky shtet për ne. Prandaj ne gjithmonë jemi me shtetet si Zvicra e Gjermania”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.