Lajmet e fundit

"Pikëllim e dhimbje të madhe na solli lajmi që profesori Bekim Lumi nuk është më në mesin tonë. Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit dhe regjisorit të shquar, është një humbje e madhe për familjarët dhe miqtë e tij, studentët dhe kolegët nga Universiteti i Prishtinës, artdashësit dhe gjithë qytetarët", thuhet në telegramin e ngushëllimit, njofton Klan Kosova.
Në telegram thuhet po ashtu se "Profesor Lumi do të vazhdojë të jetojë në mendjet e studentëve dhe puna e tij do të rrojë gjatë në mesin e kolegëve, të cilët do të vazhdojnë të frymëzohen nga kreativiteti, arti dhe puna e tij".
"Ne jemi krenar që patëm rastin që profesorin Lumi ta kemi pjesë të stafit akademik të Universitetit. Andaj, të gjithë ne miqtë, familjarët dhe studentët e tij, kujtimet e bukura me profesorin Bekim do i mbajmë përherë, ndërkaq rrugën e tij të punës dhe veprimit do e mbajmë të gjallë e do ta lartësojmë në vazhdimësi", përfundon telegrami i ngushëllimit të rektorit Dema.