Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka takur ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, me të cilin diskutuan për punët dhe ndërveprimet e përbashkëta të institucioneve të në trajtimin e parandalimin e përhapjes koronavirusit.
Në këtë takim, Reka njoftoi Vitinë lidhur me angazhimin e Komisionit Evropian për të liruarnga kufizimi eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhet përmes transferimit të përvojës dhe furnizimi i pajisjeve dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore, pjesë e një përgjigje të përbashkët evropiane në drejtim të luftimit të pandemisë Covid-19.
Në këtë drejtim, siç njoftoi ai, Komisioni Evropian ka realizuar konsultimet me shtetet anëtare të BE-së për një rregullore për të rregulluar skemën e autorizimit të eksportit të vendosur më 15 mars si një masë emergjente që përfundon më 25 prill.
Propozimi mbi rregulloren e re parashikon përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga skema. Kjo rregullore, pritet të hyjë në fuqi më 26 prill 2020, e cila përfshinë përjashtimin e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet në eksportet e furnizimeve mjekësore që vijnë nga BE, marrë pasur parasysh që këto vende janë angazhuar në një proces të thellë integrimi në Bashkimin Evropian.
Poashtu, Vitia u njoftua për mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të kërkesave dhe koordinimit të Kosovës me shtetet anëtare të BE-së për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmave të natyrave të ndryshme në menaxhimin dhe tejkalimin me sukses të kësaj pandemie.
Vitia shprehu falënderimin për bashkëpunimin e ndërsjellë në sfidën tonë të përbashkët në parandalimin e kësaj pandemie, si dhe kontributin e pakursyer të gjitha institucioneve vendore, shteteve anëtare të BE-së, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.