Lajmet e fundit

Ka përfunduar sot procesi i regjistrimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së gjashtë.
Deputetja e fundit që iu nënshtrua kësaj procedure ishte Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Kuvendit, të 120 deputetët e Kuvendit i janë nënshtruar këtij procesi, i nevojshëm për administratën e Kuvendit.
Përfundimi i këtij procesi u bë një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të parlamentit, transmeton Klan Kosova.