Lajmet e fundit

Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VI-të, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, deputeti i mbetur do të regjistrohet nesër, transmeton Klan Kosova.
Mosregjistrimi i të gjithë deputetëve deri tani nuk paraqet problem pasi Kuvendi ka bërë të ditur se kjo procedurë ka për qëllim lehtësimin teknik.
Në një njoftim të Kuvendit thuhet se deputetët mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.