Regjisori iranian, Asghar Farhadi, pasi fitoi çmimin për filmin më të mirë të huaj në Oscars, ka komentuar urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e myslimanëve të hynë në SHBA.
Filmi i Farhadi, “The Salesman”, ka fituar çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në Oscars, në fjalimin e tij e ka quajtur si “çnjerëzore” vendimin e Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve të shtatë vendeve në SHBA.
Farhadi e ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, por në vend të tij ka dërguar dy iraniano-amerikan që të pranojnë çmimin, transmeton Klan Kosova.
“Ndarja e botës në mes të SHBA-së dhe armiqve të saj, ka krijuar frikë”, shkruhej në deklaratën e pranimit të çmimit të tij.
Gjykatat amerikane kanë bllokuar vendimin e administratës së Trump për ndalimin e myslimanëve të shtatë vendeve të botës për të hyrë në SHBA.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.