Lajmet e fundit

Edhe yndyra e tepërt, frutat dhe perimet e pakta e dëmtojnë seriozisht shëndetin dhe rrisin rrezikun e tumorit, njëlloj si duhani.
Është ky pretendimi i Michele Carruba, drejtor i Centro Studi e Ricerche sull'Obesità në Universitetin e Milano në Itali, president i konferencës kombëtare për ushqyerjen, e onkologëve dhe dietologëve, të mbajtur javën e kaluar në Milano me praninë e 300 ekspertëve nga e gjithë Italia.
Pjesët e trupit që e pësojnë më shumë nga kequshqyerja dhe kilet e tepërta janë zorra e trashë, gjoksi, pankreasi, mëlçia, vezoret, veshka, ezofagu dhe mitra.
“12% e fëmijëve italianë janë obezë, shkruan noa. Nëse duam që kjo tendencë të zvogëlohet duhet që të promovohet ushqyerja shëndetshëm”, tha Carruba.