Lajmet e fundit

Gjykata në qytetin indian Mumbai, ka dhënë dënim me vdekje personit i cili kishte hedhur acid një gruaje në një stacion hekurudhor.
Rasti ka ndodhur rreth tre vite më parë, e që ky vendim është përshëndetur si historik, në Indi, njofton Klan Kosova.
Preeti Rathi, e cila ishte 23 vjeçare kur u sulmua nga acidi, sapo kishte ardhur nga Delhi për t’u bashkuar me marinën indiane si një infermiere.
Fqinji i saj, Ankur Panëar, kishte thënë se e sulmoi atë, sepse ajo kishte refuzuar propozimin e tij të martohej me të.
Rathi, e cila pësoi dëmtime të rënda për mushkëritë e saj dhe sytë në sulmin më 2 maj të 2013, vdiq një muaj më vonë, njofton Klan Kosova.