Lajmet e fundit

Hilary Duff është refuzuar nga 7 djem gjatë një sfide anonime për lidhjet online pasi që u zbulua se është një nënë e vetmuar, transmeton Klan Kosova.
Ajo është treguar mjaft e hapur për lidhjet e dashurisë që nga ndarja me ish-burrin e saj Mike Comrie.Por Hilary Duff nisi kërkimin e saj në një nivel tjetër, duke marrë pjesë në një sfidë të verbër në shfaqjen e Kyle dhe Jackie O, në të cilën ajo nuk e nxjerr identitetin e saj të vërtetë.
Në lojën "Too Much Information" këngëtarja amerikane, ishte lidhur në një lidhje telefonike me 7 burra të cilëve u kishin thënë që ta ulin receptorin e telefonit në momentin kur dëgjojnë diçka që atyre nuk u pëlqen./klankosova.tv
