Lajmet e fundit
Është refuzuar ankesa e Lionel Messi nga gjykata në Barcelonë, pas dyshimeve për shmangie të tatimit nga ana e tij. Argjentinasi tash duhet të përballet me gjykatën.

Messi, babai i tij dhe agjenti, Jorge Messi janë duke u akuzuar për mashtrim të autoriteteve për një shumë prëj 4.1 milionë euro prej vitit 2006 deri më 2009.
Dyshohet se të drejtat e imazhit të futbollisti janë shitur nga agjenti i tij i cili me të filluar rasti i hetimit ka pranuar një gjë të tillë. Pra ai ka përdorur kompani të jashtme si në Belize dhe Uruguaj në mënyrë që të t’i shmangen pagesës së tatimit nga autoritetet spanjolle.
Një gjykatës brenda gjykatës në Gava, prap Barcelonës ka vendosur në tetor të vitit 2014 që të vë Messin para gjykatës, pavarësisht kërkim faljes së tij dhe mohimit se këtë e kishte bërë më paramendim
Messi ka bërë ankesë vendim të tillë të gjykatës në të cilin thuhet “ Përmes kësaj konferencë për media dua të ju tregoj se pas pranimit të urdhrit nga Gjykata në Gava dhe me sugjerimin e avokatit tim, kam vendosur që të dërgoj një ankesë në drejtim të saj”
Ndërsa më të pranuar ankesën e tij kjo gjykatë ka vendosur që ta refuzoj atë.
Të bindur në pafajësi Messi dhe babai i tij kanë paguar vullnetarisht një shumë prej 5 milionë eurove ndaj autoriteteve vitin e kaluar.