Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka komentuar refuzimin e presidentit Alleksandar Vuçiq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si një sinjal për fundin e përkrahjes amerikane ndaj tij.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Sandulloviq u shpreh se, ndonëse ShBA-ja ka filluar ta izolojë Vuçiqin, situata është ndryshe me Bashkimin Evropian, ku sipas tij presidenti serb ende ka ndikim përmes lidhjeve të tij të korruptuara.
“Për vite me radhë, Alleksandar Vuçiq ka ndërtuar pushtetin e tij përmes korrupsionit, duke pasur kontroll mbi një numër të madh deputetësh evropian dhe funksionarësh të lartë të BE-së", tha Sandulloviq, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/PNWK3ogFHsA
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.