Lajmet e fundit

Vajza 14 vjeçare nga Palestina, Reem Sahwil, që u përlot teksa po i’a bëri një pytje kancerales Merkel, ka folur për një televizon gjerman.
Saheil e ka arsyetuar kancerlërën.
“Ajo më dëgjoi, dhe më ka dhënë një mendim, e për mua kjo është e drejtë”.
Merkel është gjykuar shumë sidmos në rrjetet sociale për përgjigjjen që i’a dha adoleshentës, në një takim me nxënësit në Rostock.
Ajo i kishte thënë Saheil, se “politika ndonjëherë është e vështirë”, dhe se shteti gjerman nuk do të përballet me një përmbytje të refugjatëve palestinez.
Më shumë se 400 mijë njerëz, janë duke pritur të aplikojnë për azil në Gjermani, përfshirë refugjatë nga Siria, Afganistani e edhe vendi ynë Kosova.
Reem, jeton në Gjermani tash e katër vite.
Në vitin 2010, ajo erdhi në Gjermani për të i’u nënshtruar një operacioni, e më pas ajo bashkë me familjen e saj u zhvendos në Suedi për një vit e gjysmë.
Mirëpo familja e saj është kthyer në Gjermani dhe që atëherë ata kanë aplikuar për azil.
Edhe Reem, sikurse çdo adoleshente tjetër ka shumë qëllime në jetë që dëshiron t’i arrijë.
“Edhe unë kam shumë qëllime në jetë”.
“Dëshirojë të studiojë, por është shumë e pakëndëshme të shohësh se si të tjerët mund të kënaqen me jetën e te planifikojnë jetën, kurse unë jo”, i kishte thënë ajo kancelares e përlotur.
Ajo tregon se ka parë shumë dhunë e luftë në jetën e saj, dhe është shumë e lumtur me jetën e saj tani në Gjermani.
“Është shumë më sigurt këtu”.
“Frika është ende brenda meje, por prapë kam filluar të shërohem”, tha Reem.