Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, mori pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nikoqire e së cilës ishte Luksemburgu si kryesues i radhës i Presidencës së Këshillit të BE-së, për të diskutuar çështjen e refugjatëve sirianë dhe për të vazhduar me gjetjen e mënyrave më të mira për të menaxhuar me këtë krizë.
Për këto çështje, Hyseni zhvilloi një takim edhe me drejtorin e Byrosë Regjionale për Evropë të UNHCR-it, Vincent Cochetel.
Cochetel shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë Ministra e Punëve të Brendshme në parapërgatitjen e masave të nevojshme dhe inkurajoi të gjitha institucionet të vazhdojnë me një qasje të tillë në mënyrë që ndonjë fluks i mundshëm në të ardhmen të mos i gjejë të papërgatitur,njofton MPB, transmeton Klan Kosova.