Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Drejoreshën për Ballkanin Perëndimorë në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera e shoqëruar nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova.
Hoti është shprehur se institucioni që ai përfaqëson në bashkëpunim me koordinatorët e ministrive përkatëse, Zyrën për planifikim strategjik, si dhe Njësinë e makroekonomisë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme në plotësimin e kritereve të Programit të Reformës Ekonomike të Kosovoës (ERP) si dhe në hartimin e reformave të reja ekonomike të cilat do të kenë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa përfaqësuesit e lartë nga Bashkimi Evropian e vlerësuan performancën pozitive ekonomike, dhe ndryshimet legjislative dhe përafrimit të tyre me BE-në, dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-financiare, transmeton Klan Kosova.
Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të saj.