Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan Donald Lu i është drejtuar zyrës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku në qendër të bisedës është reforma në drejtësi.
Më herët kryediplomati amerikan zhvilloi një takim me ish-kryetarin e Selisë Blu Sali Berisha.
Paraditen e sotme Donald Lu lëshoi një deklaratë ku shprehej i zhgënjyer nga qëndrimi i Bashës kundër draftit të propozuar nga Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland.
“Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias”, tha Lu në lidhje me qëndrimin e PD-së.