Lajmet e fundit

Ministri i Administratës Publike njëherësh edhe kryesues i Këshillit për reformë të administratës publike Mahir Yagcilar ka thënë se reforma e administratës është një prej kritereve të Bashkimit Evropian për proceset e integrimeve evropiane, njofton Klan Kosova.
Yagcilar tha se aktualisht janë në proces të hartimit të Strategjisë për Planifikim dhe Koordinim të Politikave.
Ai shtoi se ndër ligjet me prioritet të këtij Këshilli janë Ligji për Shërbyesit Civil, Ligji për Pagat dhe ai për Administratë Publike.
Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, foli për hapat e ardhshëm për zbatimin e Strategjisë për Reformë të menaxhimit të financave publike 2016-2020. Ai tha se janë në hap të mirë të reformave të kësaj fushe.