Lajmet e fundit
Rreth 65% e qytetarët grekë i janë drejtuar kutive të votimit në referendumin e sotëm nëse duhet t’i pranojnë reformat e reja të porpozuara nga institucionet europiane, ose jo.

Disa media greke kanë raportuar edhe rezultatin paraprak të këtij referendumi. Ato shkruajnë se shumica e grekëve kanë votuar për “Jo”. Mësohet se 52% e pjesëmarrësve në referndum kanë dhënë përgjigje negative.
Pjesa tjetër, rreth 48%, janë shprehur me “Po” për marrëeveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.
Kutitë e votimit janë mbyllur në orën 19:00, me kohen lokale.
Ky është referendumi i parë i Greqisë pas rreth 40 vitesh, por një nga më të rëndësishmit në historinë e saj, pasi do të jetë vendimtar për zhvillimet politiko-ekonomike të vendit, të cilat në 6 vitet e fundit kanë qenë një problem i madh edhe për BE-në./ Top Channel