Lajmet e fundit

Projektligji për Referendum u bë "mollë sherri" mes dy ish bashkëpartiakëve.
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes dhe Frashër Krasniqi i PSD-së shkëmbyen akuza mes vete në mbledhjen e së martës në Komisionin për Legjislacion se kush është meritori për sjelljen e këtij drafti në komision.
Krasniqi që e inicioi këtë projektligj në Kuvend e akuzoi Vetëvendosjen për luftë për merita.
Pa përgjigje Haxhiu nuk e la deputetin e PSD-së.
Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Shpati.