Lajmet e fundit

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon sot një vizitë në Maqedoni ku pritet të takohet me liderët e gjithë spektrit politik shqiptar atje.
Temë e këtyre takimeve do të jetë referendum për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i këtij vendi në NATO.
Më 10 shtator ka filluar zyrtarisht fushata për referendumin në të cilin më 30 shtator maqedonasit do t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë”?